Site icon Telegrafi

Britanikët tani po kërkojnë pasaporta irlandeze

Irlanda u ka kërkuar shtetasve britanikë, që t’i frenojnë kërkesat e tyre për pasaporta irlandeze pas BREXIT-it.

Interesimi e kërkesat janë rritur jashtë mase nga qytetarët e Britanisë së Madhe që ende duan të jenë të lidhur me Bashkimin Europian pas rezultateve te referendumit që nxori 52% të britanikëve pro largimit nga BE-ja.

Të premten, pasi vendimi për largim u konfirmua, Google ka raportuar një rritje të madhe në kërkimet në internet të shtetasve britanikë, që kërkonin të dinin se si mund të aplikojnë për një pasaportë irlandeze, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo tani, Ministri i Punëve të Jashtme, Charlie Flanagan, ka kërkuar që britanikët t’i frenojnë aplikimet për pasaporta irlandeze.

Exit mobile version