Në kohën e fëmijërisë, parqet ishin ato që ne i ëndërronim dhe gjithmonë u luteshim prindërve të na çonin në një prej tyre. Kalonim orë të tëra duke vrapuar, duke hipur e zbritur në rrëshqitëse dhe duke u ulur në luhatëse, duke dashur që të shkojmë lartë e më lartë.
Por jo të gjithë parqet janë të pajisura mjaftueshëm për kënaqësinë maksimale – ashtu siç tregon një postim në Reddit. Një përdorues i rrjetit social me emrin Skipper Monkey, në forumin Casual UK, shpërndau një fotografi të asaj që ai e titulloi “parku më i trishtuar i lojërave”, raporton The Mirror.
Në fotografi shihet një zonë e gjelbëruar e lojës në një lokacion anonim, i rrethuar me një gardh të verdhë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, brenda gardhit nuk ka asgjë përpos një trungu të madh.
Mbi 1,600 persona e kanë pëlqyer postimin, ndërsa ka mbledhur edhe 150 komente nga njerëzit të cilët u tallen me parkun.
Shumë prej tyre talleshin duke thënë se “në kohën kur ata ishin fëmijë” ata nuk kishin me çka të luanin dhe gjithçka ishte në rregull.
Një prej tyre tha: “Fëmijë dëshironi që të dilni dhe të luani? Jo. Pse? Sepse nuk ka diçka interesante… ÇFARË?!?! Në kohën e fëmijërisë time neve do na dukej e mahnitshme që të kemi një trung për të luajtur me të, gjithçka që ne kishim ishte imagjinata jonë!!!!”. /Telegrafi/