Telegrafi

Britanikët që kthehen në atdhe nga Franca, do të karantinohen për 14 ditë

Që nga e shtuna, njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca dhe disa vende të tjera do të detyrohen të karantinohen për 14 ditë.

Të gjithë udhëtarëve – përfshirë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar – u kërkohet të japin një adresë në Britani të Madhe do të izolohen.

Ata mund të gjobiten mbi 100 euro për mos plotësimin e një formulari me këto detaje, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Personat që nuk izolohen mund të gjobiten mbi një mijë euro në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore dhe Skoci rreth 500 euro. Ka gjoba deri në gjashtë mijë euro për shkelësit e vazhdueshëm.

Vlen të theksohet se llogaritet se më shumë se 150 mijë qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar gjenden aktualisht në shtetin francez dhe kjo mund të nxit mijëra njerëz të arrijnë portet detare dhe aeroporte në një përpjekje për të shmangur karantinën.

Ndryshe, Britanikët kanë regjistruar 314 raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 46706, kurse 209 mijë francezë janë raportuar si të infektuar me COVID-19 ndërsa kanë ndërruar jetë 30388. /Telegrafi/