Site icon Telegrafi

Britanikët brenda një viti u mashtruan me 34 milionë euro në kriptovaluta

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Britani të Madhe (FCA), mashtrimet e investimeve që përfshijnë kriptovalutat është trefishuar në një vit.

Rregullatori që operon në këtë fushë po paralajmëron publikun të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre mashtrimeve, të cilat në mënyrë tipike premtojnë kthime të larta dhe shpesh kryhen nëpërmjet platformave false tregtare.

“Më shumë se 27 milionë sterlina [34 milionë euro] u humbën nga mashtrimet që përfshijnë të ashtuquajturat asete të kriptovalutave dhe investimet e shkëmbimeve Forex në periudhën 2018-2019”, thuhet në njoftimin e FCA-së, përcjell Telegrafi.

Raportohet se numri i mashtrimeve të tilla është është trefishuar në vitin 2018 në 1,834 nga 530 në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version