Telegrafi

Britanikes i digjet çanta për shkak të nxehtit në një plazh të Greqisë

Një pushuese britanike u trondit aq shumë kur pa se çanta e saj e plazhit mori flakë teksa bënte banjë dielli në Greqi.

Eva Bacchoo tregoi në TikTok çantën paksa të djegur derisa shpjegoi se çfarë kishte ndodhur, transmeton Telegrafi.

“Në thelb, butonat (metalik) ishin bërë kaq të nxehtë dhe fillova të ndjeja erë djegieje”, tha ajo.

“U ktheva për të marrë pak ujë nga çanta ime, sepse kisha etje dhe çanta ime ishte djegur”.

Temperatura ishte rreth 30 gradë kur filloi zjarri. /Telegrafi/

@evabacchoo AS IF 😩😩😩 #primark #primarkhaul #primarkbag #takeofffestival #malia #greece ♬ original sound – Eva Bacchoo