Telegrafi

Britanikes i ‘përzihet’ stomaku pasi zbulon se trangujt që ajo po i hante ishin të mbushura me krimba

Trangujt janë një ushqim që e ndajnë kombin – ose i pëlqeni tej mase ose nuk ju pëlqejnë fare.

Por cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhte kur ju jeni duke u ngopur me tranguj turshi?

Mund të themi se nuk do të parashikonit se do të hani edhe krimba, përcjell Telegrafi.

Por që kjo është ajo që i ndodhi Esther Clayfield, e cila mbeti e shtangur kur ajo aksidentalisht kishte ngrënë tranguj të kalbur të cilat ajo i kishte blerë nga një dyqan Lidl me shoqen e saj.

“U tmerrova, ishte shumë e neveritshme”, tha 27 vjeçarja. “U neverita pasi që kisha ngrënë shumë tranguj. Mbeta tmerrësisht e shtangur”, deklaroi ajo.

Esther me banim në Cardiff kishte blerë turshit Freshona së bashku edhe me disa gjëra të tjera ushqimore, në dyqanin Lidl në zonën e Colchester Avenue në kryeqytetin e Uellsit.

Është dyqani ku ajo bënte blerjet e zakonshme javore, dhe siç duket nga tash e tutje ajo do të ndryshojë vendin e blerjeve. /Telegrafi/