Telegrafi

Britania zbulon listën e targave të ndaluara për përdorim – thonë se nuk janë të përshtatshme

Ju mund të keni parë disa targa të çuditshme dhe të pazakonta kur keni dalur për ecje ose për një xhiro me veturë, por, pavarësisht nga ajo që mund të mendoni, targat duhet t’i nënshtrohen një procesi kontrolli të plotë përpara se të vendoset se janë të përshtatshme për përdorim rrugë.

Në të vërtetë, Agjencia e Licencimit të Drejtuesve dhe Automjeteve (DVLA) tani ka zbuluar një listë me targa të ndaluara që janë konsideruar shumë të pahijshme ose kontorverse për përdoruesit e rrugës.

Dy herë në vit, përpara publikimeve të formatit të ri të pllakave, DVLA mban takime për t’u siguruar që të gjitha kombinimet të jenë të përshtatshme për t’i parë anëtarët e publikut, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Targat do të përfundojnë në listën e ndaluar nëse mendohet se “mund të shkaktojnë ofendim, siklet ose janë me shije të dobët” dhe, megjithëse shumica dërrmuese do të konsiderohet krejtësisht e mirë, disa do të bien shumë larg standardit të kërkuar.

Auto Express raporton se një hetim për lirinë e informacionit ka zbuluar tani listën e plotë të “73 targave të ndaluara”, përpara një publikimi të ri të regjistrimit në shtator.

Disa – si “BO73 LOX”, “EA73 POO” dhe “TT73 TTS” – sigurisht se janë jashtëzakonisht të pahijshme, ndërsa kombinime të tjera dërgojnë krejtësisht një mesazh të gabuar.

Për shembull nuk ka gjasa që ju të dëshironi që shoferët e tjerë t’ju gjykojnë bazuar në një targë që lexon “FA73 NOB”, “GB73 MOB” ose “PE73 RVT”. /Telegrafi/