Telegrafi

Britania vlerëson se 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur

Admirali Tony Radakin, shefi i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, ka vlerësuar se 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në pushtimin e Ukrainës.

Ai tha për BBC se Rusia ka humbur më shumë se 30 për qind të efektivitetit luftarak tokësor me gati 1,700 tanke dhe rreth 4,000 automjete të blinduara luftarake të shkatërruara, transmeton Telegrafi.

“Pushtimi ka vrarë ose plagosur 50 mijë ushtarë rusë dhe ka shkatërruar rreth 1,700 tanke ruse, si dhe rreth 4,000 automjete të blinduara luftarake”.

“Por Rusia vazhdon të jetë një fuqi bërthamore. Ai ka aftësi kibernetike, ka aftësi hapësinore dhe ka programe të veçanta nën ujë, në mënyrë që të kërcënojë kabllot nënujore që lejojnë informacionin e botës të kalojë nëpër të gjithë globin”, u shpreh ai. /Telegrafi/