Site icon Telegrafi

Britania, vendi më i pabarabartë në planet

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të thellohet me ritme të frikshme, duke e bërë një prej vendeve me pabarazinë më të theksuar ekonomike në të gjithë Europën por edhe më gjerë.

Ky faktor ka qënë një ndër më vendimtarët në votën pro Brexit më 23 Qershor. Një raporti i fundit i Oxfam zbulon se, 1% e popullsisë së Mbretërisë, që është edhe ajo më e pasura, gëzon aktualisht një pasuri 20 herë më të madhe se 20% më i varfër i popullsisë.

Pra 634 mijë britanikët më të pasur kanë një pasuri 20 herë më të lartë se 13 milionë më të varfërit. Mbretëria sot është një nga vendet më të pabarabarta në planet, nënvizon Oxfam.

Më 23 Qershor shumë qytetarë votuan pro daljes nga unioni me shpresën se një ndryshim radikal do të sjellë një përmirësim të kushteve të tyre të jetesës.

Oxfam përdor në studim të dhënat e Credit Suisse, dhe rezulton se 10% e popullsisë britanike gëzon 54% të pasurisë kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version