Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se shpenzimet për mbrojtje do të rriten në 2.5 për qind të GDP-së deri në vitin 2027.
Kjo do të përfaqësojë një rritje prej 13.4 miliardë funte (16.15 miliardë euro) në vit nga 2027.
“Ajo që kërkohet është një përgjigje gjeneratash”, tha ai, raporton skynews.
Lideri britanik e përshkruan këtë rritje si një “përpjekje të gjithë shoqërisë” që do të “arrijë në jetët, industrinë dhe shtëpitë e popullit britanik”.
BREAKING:
PM Keir Starmer announces that the UK will increase its defense spending from 2.3% currently to 2.5% in 2027 and to 3% from 2030.
Most military experts claim that the UK needs at least 3.5% to 4% to regain its capabilities pic.twitter.com/QkDMkhX7d2
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 25, 2025
Rritja e shpenzimeve do të financohet pjesërisht nga një ulje e ndihmës ndërkombëtare.
Ai gjithashtu tha se dëshiron të vendosë një objektiv prej 3 për qind në parlamentin e ardhshëm, nëse fitojnë zgjedhjet të tjera.
Ndryshe, qeveria britanike kishte planifikuar të paraqiste një “rrugë” për të arritur në 2.5 për qind (nga 2.3 për qind që është aktualisht) përmes një shqyrtimi strategjik të mbrojtjes, por ka qenë nën presion për ta përshpejtuar këtë pasi presidenti amerikan, Donald Trump nisi bisedimet me homologun rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ky zhvillim befasues ka detyruar liderët evropianë të forcojnë retorikën e tyre për mbrojtjen, me administratën Trump që paralajmëronte se kontinenti nuk mund të mbështetet më në mbështetje amerikane.
Trump ka kërkuar nga aleatët e NATO-s të kalojnë në shpenzimin e 5 për qind të të ardhurave kombëtare për mbrojtjen – më shumë se sa e bën aktualisht SHBA. /Telegrafi/