Site icon Telegrafi

Britania do të ketë kryeministren e parë femër që nga Thatcher

Britania do të ketë kryeministren e saj të parë femër, që nga Margaret Thatcher, pasi Theresa May dhe Andrea Leadsom kanë bërë të ditur që do të duelojnë së bashku për t’u bërë kryetare e ardhshme e Partisë Konservatore, pasi rivali i tyre Michael Gove është eliminuar nga gara, shkruan AFP.

Kabineti veteran May fitoi 199 vota nga ligjvënësit e qeverisë së konservatorëve,  të cilët morën pjesë në votimin për kreun e partisë dhe kryeministrit, transmeton KsoovaPress.

150,000 anëtarët e partisë tani do të zgjedhin në mes të dy zonjave dhe fituesi do të shpallet me 9 shtator.

Exit mobile version