Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë se 50 mijë raste të reja ditore me COVID-19.
Numri i rasteve të reja të coronavirusit të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në mbi 50 mijë për herë të parë që nga muaji korrik.
Një total prej 52,009 u regjistruan, sipas statistikave të qeverisë britanike, raporton bbc.
Dhe ka pasur 115 vdekje të tjera brenda 28 ditëve si pasojë i virusit.
Ndryshe, 94.9 milionë britanikë janë vaksinuar me një dozë, 45.4 milionë me dy doza. /Telegrafi/