Autoritetet shëndetësore britanike kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket pandemisë globale të njohur edhe si COVID-19.
Britania e Madhe gjatë ditës së sotme ka regjistruar 2988 raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore me coronavirus që nga 23 maji i këtij viti, raporton BBC.
Shifra është dukshëm më e lartë se 1813 sa ishin regjistruar gjatë ditës së djeshme. Numri i të vdekurve ka mbetur relativisht i ulët. Janë regjistruar dy të vdekur në 24 orët e fundit.
Ndryshe, deri më tani 347 mijë britanikë janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur 41551 persona. /Telegrafi/