Site icon Telegrafi

Britania prezanton ligje të reja për të mbrojtur fëmijët nga shkollat fetare

Një hulumtim i prestigjiozes britanike “The Independent” kishte zbuluar se mijëra fëmijë në Britani kanë devijuar nga sistemi shkollor për të vijuar mësimet në shkolla ilegale fetare, nga të cilat rrezikojnë abuzimin.

Për këtë arsye, Qeveria e Britanisë së Madhe ka propozuar ligje të reja për të mbrojtur fëmijët të cilët ndjekin mësimet në këto shkolla.

Sipas “The Independent”, Departamenti i Edukimit ka konfirmuar se propozimet e reja do të sjellën para Parlamentit për të intervenuar në këtë sistem të çrregullt edukimi, ku fëmijët mësojnë në mënyrë intensive.

Në muajin prill, gazeta kishte zbuluar se mijëra fëmijë kishin humbur nga gjurmimet e Qeverisë dhe të njëjtit kishin filluar të vijojnë mësimet në shkolla hebrenje ultra-ortodokse.

Sipas këtij hulumtimi, fëmijët në këto shkolla detyrohen që të mësojnë në anglishten ‘Yiddish’, derisa njohuritë sekulare janë të ndaluara.

Exit mobile version