“E dashur pjesa tjetër e botës. Ju lutem pranoni keqardhjet tona të përulura që fytyra përfaqësuese e Britanisë në skenën globale do të jetë ajo e Boris Johnson”.
Këto ishin fjalët e para të një shkrimi në gazetën prestigjioze “The Independent” ku shprehej sesa të turpëruar dhe sa në siklet ndiheshin britanikët për vendosjen e udhëheqësit të Brexit si ministër i Jashtëm.
“Ai njoftoi në sekondën e fundit për një marrëveshje tregtare kur vizitoi Kurdistanin e Irakun dhe ka deklaruar publikisht se Afrikanët e kanë buzëqeshjen si shalqi”.
“The Independent” thumboi rëndë ministrin e Jashtëm duke përmendur detaje shumë të pakëndshme në lidhje me personalitetin e tij.
“Ai është një njeri thumbues, pasqyron pamjen ekonomike të Bam-Bam nga Flintstones dhe nuk është i njohur pikërisht për sinqeritetin e tij diplomatik”.
Gazeta nuk lë pa përmendur as lidhet e shumta dhe të dështuara të Xhonson dhe faktin se kur kryetar i bashkisë së Londrës kishte bërë një gafë të paharrueshme gjatë një vizite në Gjermani. /kp/