Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, ka thënë se Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kështu ka thënë ambasadori britanik, Ruari O’Conell.
O’Conell ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do t’ia mundësonte Kosovës të jetë më efektive në luftën kundër krimit të organizuar.
‘’Mbretëria e Bashkuar e sheh anëtarësimin e Kosovës në përputhje me mandatin e Interpolit për të rritur bashkëpunimin, njohuritë e përbashkëta dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit ndërkombëtar.
Ne konsiderojmë që rritja e shkëmbimit të informacionit do të çonte më tej realizimin e objektivave tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar’’, tha O’Connell për lajmin.