Site icon Telegrafi

Britania i mbështet SHBA-të për Huawei

Britania e ka në konsideratë të veçantë atë që SHBA thotë për rreziqet e përdorimit të Huawei në rrjetet e 5G dhe nuk dëshiron të jetë tepër e varur nga një vend i tretë për disa teknologji, deklaroi sekretari i jashtëm Jeremy Hunt të hënën.

Administrata Trump, e cila ka sanksionuar Huawei dhe u përpoq të bllokojë blerjen e mallrave amerikane, u ka bërë thirrje aleatëve të mos përdorin teknologjinë dhe pajisjet e saj 5G për shkak të frikës, se kjo do t’i lejonte Kinës të spiunonte komunikimet dhe të dhënat e brendshme të vendeve, shkruan Reuters .

Ne nuk kemi marrë vendimin tonë përfundimtar, por kemi bërë të qartë se po marrim parasysh të dyja çështjet teknike, të sigurohemi që nuk ka ndonjë mënyrë që një vend i tretë të mund të përdorë 5G për të spiunuar vendin tonë, por gjithashtu edhe çështjet strategjike në mënyrë që të mos jemi teknologjikisht të varur nga një vend i tretë për një teknologji jetike“, tha Hunt. /Telegrafi/

Exit mobile version