Telegrafi

Britania ka më shumë raste me COVID-19 sesa së bashku Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja

Dhjetorin e kaluar, si i pari nga disa variante shqetësuese të COVID-19 që goditi Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson mori vendimin e padëshiruar për të anuluar planet e Krishtlindjeve për miliona britanikë.

“Ne po sakrifikojmë shansin tonë për të parë të dashurit këtë Krishtlindje, kështu që ne kemi një shans më të mirë për të mbrojtur jetën e tyre në mënyrë që t’i shohim ata në Krishtlindjet e ardhshme”, tha Johnson, duke ndërmarrë një hap potencialisht përcaktues të karrierës që ai kishte përjashtuar vetëm disa ditë më herët, raporton cnn.

Dhjetë muaj më vonë, qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj coronavirusit ka ndryshuar përtej njohjes. Pothuajse të gjitha kufizimet e Anglisë u hoqën në muajin korrik, me sektorët e ngjarjeve dhe mikpritjes që u kthyen në kapacitet të plotë pasi Johnson u bëri thirrje britanikëve që “të fillojnë të mësojnë të jetojnë me këtë virus”.

Por varianti Delta – më i transmetueshëm se lloji Alpha që shkatërroi festimet e vitit të kaluar – nuk është zhdukur.

Vendi në heshtje ka duruar raste shumë të larta, shtrime në spital dhe vdekje në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Britania ka regjistruar gati gjysmë milioni raste në dy javët e fundit – dhe pothuajse 50 mijë të hënën – më shumë se Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja së bashku. Mbretëria e Bashkuar raportoi të martën 223 vdekje, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i marsit.

Johnson është larguar nga pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian në qasjen e tij; ndërsa një numër vendesh në kontinent kanë futur pasaporta vaksine, Anglia ndaloi planin e saj origjinal për ta bërë këtë.

Mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror dhe masat e tjera nuk kërkohen më me ligj në Britani. /Telegrafi/