Qeveria britanike ka ndaluar shitjen e çipave të brendshëm, ARM Holdings grupit amerikan Nvidia në mënyrë që të studiojë pasojat e mundshme për sigurinë kombëtare.
Ministri i Sektorit Dixhital, Kulturës, Medias dhe Sporteve, Oliver Dowden tha dje se pronari i ARM-së ishte njoftuar nga konglomerati financiar japonez Softbank për pezullimin e transaksionit.
“Në hapin tjetër, për të marrë informacionin e duhur, një autoritet i pavarur i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar do të përgatisë një raport mbi implikimet e transaksionit, i cili do të ndihmojë në marrjen e vendimeve të mëtejshme”, tha Dowden, raporton bbc.
ARM është një lojtar kryesor në sektorin global të gjysmëpërçuesve, thelbësor për një numër teknologjish, nga inteligjenca artificiale dhe llogaritja kuantike te rrjetet telekomunikuese 5G.
Gjysmëpërçuesit gjithashtu ‘mbajnë’ infrastrukturën kryesore britanike dhe janë një pjesë integrale e teknologjisë në lidhje me çështjet ushtarake dhe të sigurisë kombëtare, tha qeveria, duke shtuar se zyrtarët e sigurimit kombëtar ishin gjithashtu të përfshirë në vendimin për të ndërhyrë. /Telegrafi/