Site icon Telegrafi

Britania goditet nga 41,000 rrufe brenda natës, qytetarët publikojnë disa video me pamje spektakolare (Video)

Dhjetëra mijëra sulme rrufeje goditën Britaninë e Madhe brenda natës pasi shiu dhe stuhitë pjesë të vendit me mot të ashpër që vazhdon të shkaktojë kaos.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpitë mbetën pa energji dhe rrugët u përmbytën në pjesë të South East, ndërsa fshati Kent i Lenham pa (42mm) të shiut në hapësirën e vetëm një ore ndërmjet orës 11 dhe mesnatës mbrëmë.

Po sipas mediave britanike, ishin 41.500 rrufe në brigjet e Kentit, në drejtim të North East.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje spektakolare, të cilat policia lokale i ka përshkruar se “stuhi elektrike spektakolare”, duke paralajmëruar edhe vërshime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Një paralajmërim i motit të lig është dhënë dhe parashikuesit thonë se shi, breshër dhe rrufe të tjera mund të sjellin vështirësi të mundshme për të udhëtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version