Site icon Telegrafi

Britania e Madhe i vetmi vend në G7 ku inflacioni vazhdon të ketë rritje

Britania e Madhe është i vetmi vend, në mesin e grupit të shtatë vendeve të pasura (G7), ku inflacioni është ende në rritje.

Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), inflacioni vjetor në G7 ra në 4.6 për qind në maj nga 5.4 për qind në prill, pra niveli më i ulët që nga shtatori 2021.

Tendenca rënëse u vu re në ekonomitë e vendeve më të zhvilluara në maj, me inflacionin vjetor ishte më të ulët në SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Itali dhe Japoni. Sidoqoftë, situata në Mbretëria e Bashkuar ishte e pazakontë.

Çmimet e konsumit për të gjithë artikujt, u rritën në 7.9 për qind në maj, në krahasim me një vit më parë, duke u rritur pak nga 7.8 për qind në prill.

Kjo situatë ndodh pasi shumë banka qendrore të mëdha, fillojnë të marrin në konsideratë për t’i dhënë fund rritjeve agresive të normave të interesit ndërsa çmimet ulen edhe pse inflacioni mbetet i lartë.

Muajin e kaluar, Banka e Anglisë rriti normat e interesit me 50 pikë bazë në 5 për qind, një rritje më e madhe nga sa pritej.

Inflacioni nga viti në vit, i matur nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, u ngadalësua ndjeshëm në 6.5 për qind në maj nga 7.4 për qind në prill. Kjo do të thotë se inflacioni total në OECD, është tani në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version