Telegrafi

Britania e Madhe thyen rekordin ditor me coronavirus

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numër rekord ditor të të infektuarve me coronavirus.

Të paktën 41,385 raste janë regjistruar gjatë ditës së sotme, duke thyer rekordin që nga fillimi i pandemisë.

Edhe 357 njerëz të tjerë kanë vdekur nga virusi, njofton ministria e shëndetësisë së këtij vendi, raporton bbc.

Një variant i ri i coronavirusit, që ekspertët thonë se mund të përhapet më lehtë se të tjerët, ka bërë që Mbretëria e Bashkuar të mbyllet ndërsa vendet e tjera vendosin kufizime të udhëtimit.

Ndryshe, Britania deri më tani ka raportuar rreth 2.3 milionë raste me virus gjersa 70752 persona kanë vdekur. /Telegrafi/