Londra zyrtare ka njoftuar se do të kthejë një pjesë të forcave të saj nga Iraku, ku po marrin pjesë në një mision trajnimi, për shkak të pandemisë.
Ministria britanike e Mbrojtjes do të vendosë një pjesë të trupave në Britaninë e Madhe, ndërkohë që misionet e trajnimit në të cilat vendi ka marrë pjesë që nga viti 2014 janë pezulluar për 60 ditë.
“Për shkak të epidemisë Covid-19, nevoja për të trajnuar forcat irakiane të sigurisë është zvogëluar”, dhe misionet nga koalicioni ndërkombëtar dhe NATO tashmë janë “ndalur”, thuhet në deklaratë.
Ushtarët e kthyer do të jenë në dispozicion për vendosjen e mundshme në të gjithë botën, si dhe mbështetje për të përmbushur sfidat e virusit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën se 20.000 trupa do të ishin në gatishmëri për të ndihmuar shërbimet publike në luftën kundër coronavirusit. /kp/Telegrafi/