Familjet e punonjësve të shëndetit në Britani të Madhe që vdesin në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë së COVID-19 do të paguhen me 60 mijë funte, si pjesë e një skeme të re të sigurimit shëndetësor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Britania e Madhe ka raportuar 21 mijë të vdekur nga spitali dhe mijëra të tjerë që dyshohet të kenë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.
Në mesin e tyre, 98 punonjës të shërbimit shëndetësor dhe të kujdesit thuhet se kanë vdekur pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.
“Qeveria po krijon një skemë të sigurimit shëndetësor për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, dhe kolegët e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit”, ka thënë Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock të hënën.
“Familjet e stafit që vdes nga coronavirusi gjatë vijës së frontit, do të marrin një pagesë prej 60 mijë funte”, ka shtuar ai./Telegrafi/