Site icon Telegrafi

Britania e Madhe do të fillojë vaksinimin për COVID-19 të martën

Britania e Madhe do të fillojë të martën vaksinimet kundër coronavirusit, më pak se një javë pasi u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, britanikët e autorizuan vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent.

Vaksinimet do të fillojnë të martën në Angli, Uells dhe Skoci.

Irlanda e Veriut tha se do të fillojë me administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën.

Procesi i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën e Pfizer/BioNTech në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë – do të shikohet nga afër nga e gjithë bota.

Saffron Cordery, zëvendësshefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për Sky News të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet. /Telegrafi/ 

Exit mobile version