Site icon Telegrafi

Britania e Madhe shënon Ditën e Përkujtimit: Me dy minuta heshtje, qeveritarë, veteranë dhe krerë të familjes mbretërore i nderuan luftëtarët e rënë

Udhëheqësit qeveritarë, krerët e familjes mbretërore dhe veteranët e luftës, shënuan Ditën e Përkujtimit për të nderuar luftëtarët e rënë në luftë.

Duke filluar nga ora 11, në mbarë Britaninë e Madhe janë mbajtur dy minuta heshtje, transmeton Telegrafi.

Boris Johnson, Jeremy Corbin dhe Jo Sëinson ishin në mesin e politikave, që lanë anash angazhimet rreth zgjedhjeve, që të jenë në ceremoninë e zhvilluar në Cenotph në Londër.

Princi Charles ka bërë nderime pranë monumentit në emër të Mbretëreshës Elizabetë, e cila e përcolli ceremoninë nga ballkoni.

Duka dhe Dukesha e Cambridge dhe Sussex, ishin po ashtu në këtë ceremoni të rëndësishme.

Fillimi dhe përfundimi i dy minutave të heshtjes, është shënuar me nga një qitje me top, që i përket ushtrisë britanike.

Krahas tyre, kurora me lule të kuqe kanë vënë edhe veteranët e luftës, që shërbyen për ushtrinë britanike dhe u përfshinë në konflikte të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version