Site icon Telegrafi

Britania e Madhe rrezikon 860 mijë vende pune nga BREXIT

Industria e makinave ka paralajmëruar kryeministren Theresa May se 860 mijë vende punë po vihen në rrezik, veç nëse qeveria britanike rinegocion vijat e saja të kuqe në negociata.

Gjiganti gjerman i prodhimit të automobilave BMW, do të mbyllë vendet e punës në Britani të Madhe, nëse vonesat e doganave mund të cënojnë furnizimin pas BREXIT-it.

Një paralajmërim i ka thënë qeverisë se ajo ka nevojë minimalisht të mbetet në bashkësinë doganore dhe një marrëveshje që sjell përfitime të tregut.

“Nuk ka divident të BREXIT-it për industrinë tonë”, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Makinave dhe Tregtarëve, Michael Hawes, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Ai tha se pasiguria e BREXIT-it ishte duke penguar investimet dhe thirrjet e përsëritura për Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruar në partneritetin doganor, derisa qeveria të dilte me një ‘plan B’ të besueshëm.

Sektori ishte rritur për të tetën vit radhazi, me një qarkullim prej 82 miliardë dollarësh në vitin 2017, megjithatë thuhet se në vitin 2018 ka treguar një ngadalësim të prodhimit me investime të dedikuara për modele të reja dhe se investimet janë përgjysmuar në rreth 347 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version