Site icon Telegrafi

Britania e Madhe riafirmon përkrahjen e saj për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot në Londër u takua me kolegun e saj britanik Galvin Uiliamson, i cili e  ka përsëritur mbështetjen britanike për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe paralajmëroi se vendi do të vazhdojë t’i mbështesë reformat dhe zhvillimin në mbrojtje në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Uiliamson theksoi se është me rëndësi që të integrohen shtetet dhe të mos lihen të izoluar, sepse, siç ka thënë, izolimi mund të sjellë deri në jostabilitet.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Uiliamson në takimin me ministren Sheqerinska ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka qenë sinjal pozitiv dhe ka dhënë impuls të mirë për NATO-integrimet e mëtejshme në rajon.

Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Uiliamson ka porositur edhe se marrëdhëniet mbrojtëse mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë dhe se Britania do të vazhdojë t’u mbështesë reformat dhe zhvillimin në mbrojtje, sidomos përmes programeve për arsim dhe trajnim që janë të kapshme për personat ushtarakë dhe civil të Maqedonisë.

Në takim ministrja Sheqerinska u falënderua për mbështetjen britanike për mbështetjen për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, si dhe për mbështetjen nga ekspertët britanik për përpunimin e Verifikimit strategjik mbrojtës, i cili është dokument kyç për zhvillimin e Ministrisë dhe Armatës.

“Anëtarësimi në NATO është kyç për stabilitet në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO do të dërgonte mesazh pozitiv në rajon se sundimi i mirë sjell rezultate. Shpresoj në mundësi për stërvitje të përbashkëta siç ishte “Dragun Gardian” me SHBA-në verën e kaluar”, theksoi ministrja Sheqerinska në takimin me kolegun i saj britanik Uiliamson./Telegrafi/

Exit mobile version