Britania e Madhe ka raportuar më shumë se 10 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rritje rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet vendore regjistruan 12,872 të prekur brenda 24 orëve të fundit.
Sidoqoftë, qeveria britanike thotë se disa raste këtë javë nuk ishin regjistruar me kohë, kështu që disa prej tyre u përfshinë tek të dhënat e së shtunës.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 480 mijë, ndërsa më tani kanë ndërruar jetë 42 mijë persona.
Ndryshe, deri më tani më shumë se 34 milionë të prekur janë regjistruar nga coronavirusi në botë dhe një milion viktima. /Telegrafi/