Site icon Telegrafi

Britania e Madhe regjistron 14 mijë raste të reja nga coronavirusi

Britania e Madhe raportoi 14 mijë raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat qeveritare.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 530 mijë, ndërsa rreth 42 mijë njerëz kanë ndërruar jetë.

Vendi po përballet së fundmi me rritje rekorde të rasteve të reja nga COVID-19.

Ndërkohë, javë më parë ekspertët e vendit paralajmëruan se Britania e Madhe rrezikon të përballet me nga 50 mijë raste në ditë.

Menaxhimi i situatës pandemike do të mund të lehtësohej me anë të një vaksine efektive kundër coronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të martën se një vaksinë kundër COVID-19, mund të jetë gati deri në fund të vitit, pa dhënë hollësi të mëtutjeshme lidhur me këtë çështje.

Lajmin e bëri të ditur kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebryesus, gjatë një takimi dy-ditor me Bordin Ekzekutiv mbi pandeminë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version