Site icon Telegrafi

Britania e Madhe raporton edhe dy raste të variantit të ri të COVID-19

Matt Hancock tani thotë se ka dy raste të reja të variantit të ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dy janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut, raporton bbc.

“Ne jemi tepër mirënjohës ndaj qeverisë së Afrikës së Jugut për shkencën e tyre”, thotë ai.

“Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka ndryshuar më tej sesa virusi i ri”, shtoi ministri britanik i shëndetësisë.

Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar po karantinon raste të reja dhe po vendos kufizime në udhëtimet nga Afrika e Jugut.

Ministri më tej theksoi se kushdo që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të kaluara dhe kushdo që është një kontakt i ngushtë i dikujt që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të fundit, menjëherë duhet të karantinohet. /Telegrafi/

Exit mobile version