Telegrafi

Britania e Madhe raportoi shifër rekorde, mbi 7,000 raste të reja me coronavirus brenda një dite

Britania e Madhe ka raportuar të martën 7,143 raste me COVID-19, shifra më e lartë një ditore e regjistruar ndonjëherë në vend, ndërsa 71 persona ndërruan jetë brenda 24 orëve të fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masat e bllokimit po vendosen në të gjithë vendin për ta ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Britani u rrit në 446 mijë, ndërsa 42 mijë persona kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

Lexo po ashtu Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me 10 mijë funte

Kushdo që refuzon të vetë-izolohet në Angli do të gjobitet me nga 10 mijë funte, masë kjo e cila hyri në fuqi në fillim të kësaj jave.

Secili që rezulton pozitiv me COVID-19 ose personat që kanë qenë rast kontakti me të infektuarit e kanë për detyrë të vendosen në karantinë.

Rregulli i ri vjen pasi një studim tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve që shfaqën simptoma ishin izoluar në vend. /Telegrafi/