Britania e Madhe raportoi të shtunën 4,422 raste të reja nga coronavirusi, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.
Raportohet se rreth 41 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.
“Ne po e shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.
Ai mes tjerash potencoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen. /Telegrafi/