Site icon Telegrafi

Britania e Madhe pritet të goditet nga stuhia e dhjetë

Një tjetër stuhi pritet ta godasë Britaninë e Madhe, ka paralajmëruar Zyra Meteorologjike e Irlandës.

Stuhia Jocelyn vjen pas stuhisë Isha e cila ka lënë mijëra njerëz pa energji elektrike, dhe ka shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Jocelyn thuhet të përfshijë perëndimin dhe veriperëndimin e vendit, ku priten erëra “të forta dhe të dëmshme”.

Qytetarët e këtyre zonave janë paralajmëruar që nga kjo stuhi të presin kushte të vështira udhëtimi, pemë të rrëzuara, linja të dëmtuara të energjisë elektrike, dhe dallgë të mëdha bregdetare.

Stuhia Jocelyn, e dhjeta për këtë sezon, nuk pritet të godasë me të njëjtin intensitet si Isha, por thuhet të ketë efekt të ngjashëm. /Telegrafi/

Exit mobile version