Telegrafi

Britania e Madhe pezullon fluturimet për në Egjipt

British Airways ka anuluar të gjitha fluturimet për në Kajro për një javë për arsye sigurie.

Mediat britanike raportojnë se udhëtarët që do të niseshin këtë të diel në mbrëmje drejt Egjiptit janë informuar që udhëtimi është anuluar dhe nuk do të ketë të tjerë për një javë.

Edhe pse zëdhënës të linjës ajrore nuk konfirmuar se cila ishte arsyeja e sigurisë që kishte sjellë këtë vendim.

Foreign Office ose ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, kishte përditësuar seksionin e këshillave për udhëtimet e shtetasve të saj për në Egjipt.

Në dokumentin e publikuar thuhej sej. “ka një rrezik të shtuar për veprime terroriste lidhur me aviacionin. Për udhëtimet nga Egjipti drejt Mbretërisë së Bashkuar janë vendosur masa shtesë sigurie”. /Telegrafi/