Telegrafi

As Britania e Madhe nuk do ta njohë pavarësinë e Katalunisë

Britania e Madhe nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e pavarësisë së Katalunisë nga Spanja, thanë zyrtarë të qeverisë britanike.

Sipas Qeverisë britanike, deklarata për shpalljen e pavarësisë është e bazuar në një votim, i cili ishte konsideruar ilegal nga ana e Madridit zyrtar.

“Britania e Madhe nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së bërë nga parlamenti rajonal i Katalonisë. Ajo është bazuar në votimin, i cili ishte shpallur ilegal nga gjykatat spanjolle. Ne vazhdojmë të dëshirojmë të shohim respektimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës së Spanjës dhe ruajtjen e unitetit të Spanjës”, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike.

Edhe Gjermania më herët ka bërë të ditur se nuk do ta njohë Kataluninë si shtet. /kp/Telegrafi/