Telegrafi

Britania e Madhe nuk i lehtëson masat, Johnson frikësohet nga një valë e dytë e COVID-19

Boris Johnson ka shtyrë lehtësimin e planifikuar të masave në Angli pas rritjes së numrave të të infektuarve me coronavirus.

Kryeministri britanik po i frikësohet një vale të dytë të infeksionit me COVID-19 dhe nuk do të ketë lehtësim të masave për luftimin e pandemisë globale, raporton theguardian.

Vetëm disa orë pasi Mbretëria e Bashkuar futi masa më të rrepta në pjesë veriore, i pari i qeverisë britanike njoftoi se kazinotë, bowling, patinazhet si dhe dasmat nuk do të lejohen, transmeton Telegrafi.

“Tani ne shohim një dritë paralajmëruese në fund”, u tha Johnson gazetarëve në një konferencë shtypi në Downing Street kur u pyet për valën e dytë të infeksionit të virusit që ka vrarë më shumë se 55 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

“Vlerësimi ynë është që ne tani duhet të përdorim frenat për ta mbajtur virusin nën kontroll”, tha ai.

Ndërprerja e papritur e masave zbutëse dhe futja e kufizimeve më të rrepta për më shumë se 4 milionë njerëz është kthesa më e madhe deri më tani në daljen e Britanisë nga karantina. /Telegrafi/