Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka nënshkruar një zotim mbrojtjeje me Finlandën, që do të thotë se vendi nordik mund të llogarisë në ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur në Helsinki, ai tha se “pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar ekuacionin e sigurisë evropiane dhe ka rishkruar realitetin ndërsa ka riformuar të ardhmen tonë”.
“Ne kemi parë fundin e periudhës së pas Luftës së Ftohtë dhe pushtimi i Ukrainës fatkeqësisht ka hapur një kapitull të ri”, pohoi britaniku, raporton skynews.
Johnson shtoi se “pushtimi ka dështuar tashmë për dy arsye. Së pari, për shkak të shpirtit të pathyeshëm të popullit ukrainas që ka luftuar dhe ka mbledhur botën pas tyre”.
Good to welcome @BorisJohnson in Finland. pic.twitter.com/bpXt6rzCqk
— Sauli Niinistö (@niinisto) May 11, 2022
“Së dyti, sepse lufta ukrainase për liri, ajo luftë heroike, e ka bashkuar botën në dënimin e këtij sulmi ndaj vlerave tona dhe do të ishte e drejtë të thuhet se gjithashtu ka afruar sot Finlandën dhe Britaninë e Madhe”, shtoi ai.
Johnson më pas iu drejtua deklaratës së sigurisë që të dy vendet nënshkruan sot. Ai tha se kjo “siguron se dy kombet tona mund të intensifikojnë partneritetin tonë dhe ta çojnë atë në lartësi të pashoqe”.
“]
“Forcat tona të armatosura do të stërviten, operojnë dhe ushtrojnë së bashku, duke rritur aftësitë tona të mbrojtjes dhe sigurisë ndërsa kemi zyrtarizuar zotimin se ne do t’i vijmë gjithmonë në ndihmë njëri-tjetrit,” tha i pari qeverisë britanike.
“Ky nuk është një hendek afatshkurtër, siç e konsideroni anëtarësimin në NATO, por një garanci e qëndrueshme midis dy kombeve”, tha Johnson.
Ndërkohë, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës ka “ndryshuar pikëpamjet tona” dhe “na ka bërë të mendojmë” për sigurinë e saj.
Rusia ka treguar se është “gati të sulmojë një vend fqinj”, tha ai. Si rezultat, Finlanda tani po shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO. /Telegrafi/
"The invasion of Ukraine has opened a new chapter".
Boris Johnson says his meeting with the Finnish president is "pivotal" as the war in Ukraine has "changed the equation of European security" and "reshaped our future".https://t.co/btjppSfqfK
Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 pic.twitter.com/vskD3omYTR
— Sky News (@SkyNews) May 11, 2022