Telegrafi

Britania e Madhe në bllokimin e ri shkaku i COVID-19

Kryeministri Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson iu drejtua kombit, duke thënë se e di sesa “e vështirë është kjo” dhe sa “të irrituar” janë njerëzit.

Por ai thotë “tani, më shumë se kurrë, ne duhet të bashkohemi”, raporton bbc.

Johnson thotë se njerëzit duhet të ndjekin rregullat e reja nga tani, të cilat do të bëhen ligj në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe parlamenti do të takohet në distancë.

Ai thotë se qeveritë e Irlandës së Veriut, Uellsit dhe Skocisë ndajnë “bindjen” e tij se ky është një “moment kryesor” dhe po ndërmerrnin hapa të ngjashëm për të frenuar përhapjen e virusit.

Kryeministri thotë se javët në vazhdim “do të jenë më të vështirat ende. Por me të vërtetë besoj se po hyjmë në fazën e fundit të luftës, sepse me çdo goditje që na futet në krahë, ne jemi duke anuar shanset kundër COVID-19 dhe në favor të popullit britanik”, thotë ai.

“Falë mrekullisë së shkencës, jo vetëm fundi i dukshëm ne e dimë saktësisht se si do të arrijmë atje”, tha ai.

Kryeministri thotë se nga mesi i shkurtit, “nëse gjërat shkojnë mirë”, qeveria pret që të ketë ofruar një dozë të parë vaksinës për të gjithë të katër grupet kryesore me përparësi.

Nëse kemi sukses në vaksinimin e të gjitha atyre grupeve “ne do të kemi hequr një numër të madh njerëzish nga rruga e virusit”.

“Kjo përfundimisht do të na mundësojë të heqim shumë nga kufizimet që kemi duruar për kaq gjatë”, tha Johnson. /Telegrafi/