Site icon Telegrafi

Britania e Madhe ndan dy milionë euro për Kosovën

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.

Abbott ka thënë se ky projekt do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit, transmeton Telegrafi.

“Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.
Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim”, ka thënë Abbott në një postim në Facebook.

Më tej, ambasadori britanik ka pohuar se “Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version