Kryeministri britanik, Boris Johnson përshkroi masat e reja të coronavirusit gjatë një konference për shtyp.
Njoftimet vijnë mes frikës për variantin e ri të COVID-19, Omicron, i cili raportohet se shumë shpejt shpërndahet në krahasim me variantet e tjera, raporton bbc.
Johnson tha se Anglia do të “kalojë në planin B” dhe do të rifusë udhëzimet për të punuar nga shtëpia nga e hëna, si dhe vendosja e obligueshme e maskave, përfshirë ambientet e mbyllura.
Britania e Madhe do të prezantojë gjithashtu pasaportat e vaksinave në disa vende, tha Johnson.
Për rastet e kontaktit me COVID-19, në vend të izolimit do të vendosen teste ditore, tha udhëheqësi britanik. Masat e reja do të hyjnë në fuqi brenda një jave, shtoi ai.
Ato vijnë pasi qeveria përballet me kritika të ashpra pasi një video e zbuluar tregoi anëtarë të lartë të stafit të Johnsonit duke bërë shaka rreth organizimit të një feste që shkeli masat e izolimit. /Telegrafi/