Në Britani të Madhe ekziston rreziku i ndërprerjes së energjisë elektrike në muajin janar, kur kërkesa është në kulmin e saj dhe termocentralet bërthamore janë në modalitetin e planifikuar të mirëmbajtjes.
Kjo mundësi del nga të dhënat e operatorit shtetëror britanik për furnizimin me energji elektrike ESO.
Drejtori i lartë ekzekutiv i ESO-s, Craig Dyke i tha Bloomberg se rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike është ende më i ulët se vitin e kaluar.
Ndërkohë, gazi rus është zëvendësuar nga gazi natyror i lëngshëm (LNG), objektet e depozitimit të gazit në Evropë janë plot dhe termocentralet bërthamore franceze po funksionojnë pa probleme pas një sërë mbylljesh të paplanifikuara vitin e kaluar.
Drejtori i operimeve të sistemit të Kompanisë Kombëtare Britanike të Gazit, Ian Radley, tha se vetëm një kombinim i ngjarjeve të tilla si moti jashtëzakonisht i ftohtë dhe një ndërprerje e madhe në furnizimet me gaz mund të kërcënojnë gjatë dimrit sigurinë energjetike të Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/