Site icon Telegrafi

Britania e Madhe i ka vendosur sanksione Aleksandër Lukashenkos

Britania e Madhe i ka vendosur sanksione presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, si dhe shtatë zyrtarëve të tjerë pas raportimit për mashtrime zgjedhore si dhe për shkak të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, lajmin e konfirmoi së fundmi Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“Besojmë se ka ardhur koha që të veprojmë tani”, u shpreh Raab. “Lloji i abuzimit që kemi parë kohëve të fundit në Bjellorusi duhet të shpaguhet, njashtu edhe mashtrimi i bërë në zgjedhjet presidenciale”, tha ai.

Ndryshe, Bjellorusia kohëve të fundit është ‘vërshuar’ me protesta masive pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ku doli sërish fitues Lukashenko. Opozitarët kanë ngritur konkludime që ky rezultat ishte i manipuluar.

Ndryshe, Raab i tha parlamentit javën e kaluar që Britania e Madhe do t’i vendosë sanksione Minskut në bashkëpunim edhe me SHBA-në dhe Kanadanë. /Telegrafi/

Exit mobile version