Britania e Madhe është shprehur kundër rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi.
Kështu deklaroi të hënën, sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Raab.
“Britania e Madhe nuk i pranon rezultatet e këtyre zgjedhjeve mashtruese presidenciale, dhe vendi bën thirrje për një hetim të menjëhershëm”, shkroi Raab në Twitter.
The violence against peaceful protesters in Belarus is appalling. The UK does not accept the results of this fraudulent Presidential election & calls for an urgent investigation through @OSCE into its serious flaws & the grisly repression that followed. https://t.co/VPJ4yrTCXZ
— Dominic Raab (@DominicRaab) August 17, 2020
Rizgjedhja e presidentit Alexandar Lukashenko ka ngjallur reagime të ndryshme në vend si dhe protesta të shumta ditëve të fundit. Vetëm të dielën rreth qindra mijëra demonstrues vërshuan rrugëve të kryeqytetit të Minsk.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast udhëheqësi i tanishëm ka deklaruar se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja përkundër thirrjeve të opozitës dhe protestave antiqeveritare.
“Unë nuk veprojë asnjëherë nën presion”, u citua të thoshte Lukashenko. /Telegrafi/