Site icon Telegrafi

Britania e Madhe dërgon ushtri në kufirin me Rusinë

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të dërgojë edhe 800 ushtarë të saj në Estoni, në kufirin me Rusinë, shkruan “Tajms”-i londinez, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në Londër.

Forcat ushtarake mes të cilave ka edhe njësite të blinduara, do të sistemohen në këtë pjesë të Evropës Lindore, në insistimin siç tha, të “pengohet agresioni rus ndaj Perëndimit”.

Ushtarët britanikë do të jenë pjesë nga njësitet e NATO-s në Baltik dhe në rajonin kufitar drejt Rusisë, do të transferohen në gjashtë muajt e ardhshëm, deri në maj të vitit të ardhshëm dhe do t’u bashkëngjiten forcave aleate të cilat veçmë gjenden në këtë rajon.

Daily Telegraph zbulon se aeroplanët e forcave ajrore mbretërore britanike (RAF) veçmë “janë në gjendje gatishmërie” pasi siç thuhet, ka ardhur deri në rritje të tensioneve me Rusinë.

Mediat në Londër veçmë shkruajnë se Evropa hyn në “Luftë të re të ftohtë” dhe u bën thirrje aleatëve perëndimor për unitet në përgjigjen e “kërcënimit nga politika agresive” e Moskës dhe presidentit Vladimir Putin.

Për unitet, paraprakisht bëri thirrje edhe ministri britanik i Mbrojtjes Majkll Falon pasi ashpër e qortoi Spanjën të mos lejojë anijet ushtarake ruse, në rrugën për në Siri, të ndalen në enklavën spanjolle Seuta, që të mbushin karburante.

Londra zyrtare e cila e udhëheq “linjën e fuqishme” drejt Rusisë në NATO gjithnjë e më shpesh bën thirrje për front të përbashkët, pasi britanikët vendosën të tërhiqen nga BE-ja.

Kriza aktuale me Rusinë, e cila u krijua pas aneksimit të Krimesë dhe reagimit të Perëndimit të sjell forca të saj në kufirin rus. mediat në Londër e shfrytëzojnë që ta tregojnë NATO-n si garant i vetëm i Evropës së bashkuar nga agresioni i jashtëm rus.

Britania është kundërshtar i ashpër i idesë për krijim të forcave evropiane dhe aleancës ushtarake të BE-së, duke druajtur se do të mbetet e izoluar, sepse tërhiqet nga unioni.

Exit mobile version