Site icon Telegrafi

Britania e Madhe dëbon tre shtetas kinezë për spiunim

Britania ka dëbuar tre shtetas kinezë të dyshuar se janë marrë me spiunazh duke u prezantuar si gazetarë.

Shërbimi sekret britanik MI5 pretendon se tre punonjës në Ministrinë kineze të Sigurimit të Shtetit pretenduan në mënyrë të gabuar se punonin për një agjenci kineze të lajmeve, raporton Guardian.

Siç thuhet, shtetasit kinezë u dëbuan pa bujë për të shmangur një skandal diplomatik.

Guardian shkruan se kartat e identitetit të gazetarëve përdoren shumë shpesh gjatë spiunazhit dhe se kjo është metoda që Pekini zakonisht përdor.

Exit mobile version