Site icon Telegrafi

Britania dhe Italia raportojnë numër më të vogël të të infektuarve me COVID-19

Në 24 orët e kaluara, Britania e Madhe dhe Italia kanë regjistruar sot numër më të vogël të të infektuarve me coronavirus krahasuar me ditën e djeshme.

Italia ka raportuar 33,979 raste të reja me COVID-19, njoftoi sot ministria Italiane e shëndetësisë.

Kjo është një rënie krahasuar me numrin e mëparshëm të njerëzve të infektuar, i cili arriti në 37,255, njoftoi reuters.

Gjersa numri i rasteve të reja të coronavirusit në Britaninë e Madhe u rrit me 24,962, që është një rënie krahasuar me dje, kur numri i të infektuarve ishte 26,860.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virus është 1,371,318. /Telegrafi/

Exit mobile version