Site icon Telegrafi

Britania dhe Franca dërgojnë trupa shtesë në Siri

Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë trupa shtesë në Siri për të kompensuar boshllëkun që do të formohet nga tërheqja e SHBA-së.

Sipas gazetës “The Guardian” që citon burime amerikane, “Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë trupa shtesë në rajon për të kompensuar boshllëkun që do të krijohet nga tërheqja e SHBA-së pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi pakësimin e numrit të ushtarëve në Siri”.

Të dy vendet do të rrisin me 10% deri në 15% numrin e njësive ushtarake të tyre elitare në Siri me qëllim luftimin e organizatës terroriste ISIS.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se mbahet i fshehtë numri i ushtarëve që këto vende kanë aktualisht në Siri.

Po ashtu thuhet se Gjermania ka refuzuar dërgimin e ushtarëve të saj në Siri, ndërsa Italia ndodhet në fazën e vendimmarrjes.

SHBA-ja e cila ka rreth 2000 deri në 2500 ushtarë në Siri, pritet që ta ulë numrin e ushtarëve të saj në 400. /atsh/

Exit mobile version