Autoritetet britanike shfaqin drojën për disa persona të vdekur si rezultat të një aksidenti ajror ndërmjet një aeroplani dhe një helikopteri në Angli, transmeton Telegraphi britanik.
Aksidenti ka ndodhur në Aylebury në rrethin Buckinghamshire.
Në vendngjarje kanë dalë shërbimet shpëtimit, njësitë e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.
Tash për tash nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që rrugët lokale janë mbyllur për qarkullim.