Këngëtarja e re Brikenda Karricaj ishte e ftuar së fundmi në “Shok Podcast” ku pa rezerva tregoi për përvojën e saj në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”.
E përqendruar dhe me një qetësi të natyrshme, ajo foli për kohën e saj të shkurtër brenda shtëpisë, si dhe për lidhjet që formoi gjatë aventurës së saj televizive.
Edhe pse qëndrimi i saj në shtëpi nuk zgjati gjatë, Brikenda theksoi se ka arritur të krijojë një marrëdhënie miqësie me konkurrentin e njohur Gani Gërmia.
@onimaspace “A mendon qe ja kan bo t’pa drejt Ganis?” . . . . . . . #onima #talkshow #question #podcast #answer #entertainment #trending #viral #fy #fyp #foryou #perty #foryoupage ♬ original sound – ONIMA
Tema e diskutueshme e përdorimit të alkoolit në shtëpi u prek gjithashtu gjatë intervistës. Brikenda ndau një qasje të caktuar që banorët kishin marrë rreth konsumit të alkoolit, duke u përpjekur të mos shqetësonin familjarët e tyre.
“Ne të gjithë kemi pirë tinëz dhe e kemi fshehur alkoolin në gota për të mos u vënë re”, rrëfeu ajo. Gjatë bisedës, ajo komentoi edhe mbi situatën e Gani Gërmisë dhe publikimin e klipit nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” që e paraqsite atë duke pirë alkool në mënyrë të fshehtë.
“Ganiut ia ka në bërë të padrejtë. Blero ka pirë më shumë se Ganiu, dhe nga gjuha e tij trashej. Ndërsa Ganiu, edhe kur pinte, ishte i vetëdijshëm se çfarë fliste”, u shpreh Brikenda.
Bukuroshja nga Gjakova përndryshe ka qenë banorja e parë që është eliminuar nga edicioni i dytë i “Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/